Foto: KALLXO.com Ilustrim

Pejë, i mituri arrestohet se rrahu motrën e tij

Një i mitur në Pejë është arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar mëngjesin e djeshëm, pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Viktima e këtij rasti si pasojë e sulmit, ka pësuar lëndime trupore, dhe ka pranuar tretman mjekësor në repartin kirurgjik.

Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.