Pejë, i dyshuari kanos policin gjatë intervistimit për armëmbajtje pa leje

Mbrëmë rreth orës 02:30 në Pejë  është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë kontrollit në  çantë i janë gjetur dhe sekuestruar armë të mbajtura pa leje.

Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë ilegale kishte bartur një pistoletë me shtatë fishekë dhe një thikë.

I dyshuari kishte kanosur edhe zyrtarin policor hetues gjatë intervistimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.