Pejë, i dehuri sulmon policët, u shkakton lëndime trupore

Një person është arrestuar në Pejë dje në 4:00 të mëngjesit pasi në gjendje të dehur ka sulmuar dy zyrtarë policorë dhe i njëjti nuk kishte respektuar orarin e lëvizjes.

Policët pas sulmit kishin pranuar tretman mjekësor  ndërsa i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.