Foto: KALLXO.com, Policia e Kosovës afër Gjykatës në Pejë

Pejë, i arrestuari kanos policin brenda stacionit policor

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka kryer veprime të kundërligjshme.

I njëjti pasi është dërguar në stacionin policor ka kanosur njërin nga zyrtarët policor, ka njoftuar PK.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar si kanosje.