Pejë, gruaja akuzohet se rrahu djalin e bashkëshortit

Një grua nga Peja po akuzohet se e rrahu djalin e bashkëshortit të saj.

Prokuroria e Pejës pretendon se kjo grua ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj fëmijës.

E akuzuara ju kishte drejtuar djalit me inicialet E.K me fjalët “nuk i ke pre flokët si duhet”, gjersa ky i fundit ia kishte kthyer “unë i prej si të dua”.

Sipas dosjes të prokurorisë, pas bisedës së zhvilluar, bashkëshorti i të akuzuarës në ato momente në shenjë të nervozës merr një qeramikë dhe e godet vetën, ku pastaj e akuzuara e kap për fyti djalin, e gërvisht me thonjë dhe e godet me shuplaka në fytyrë.

Seanca për këtë rast dështoi të mbahet sot pasi e akuzuara nuk u paraqit në gjykatë.

Në këto rrethana, Gjykata sot lëshoi urdhëresë për sigurimin e informatave lidhur me vendndodhjen e të akuzuarës.

Seanca e radhës mbahet me 10 shkurt, duke filluar nga ora 1 e 30 minuta.

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.”