Foto-ilustrim

Pejë, grabitje nën kërcënimin e armëve

Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 4:50 të mëngjesit.

Sipas Policisë, dy viktimat – punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti vazhdon të hetohet.