Pejë, grabitet një person në vendin e punës

Një person ka raportuar në Policinë e Pejës se është grabitur nga dy persona të maskuar në vendin e punës, në një pikë karburanti.

Policia bënë të ditur se viktimës nën kërcënimin e thikës i janë grabitur një shumë parash.

Sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime dhe rasti është duke u hetuar.