Autoambulanca - Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pejë, godet me veturë 3 këmbësorë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në Pejë mbrëmë rreth orës 21:25.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Në raportin e përdtishëm të Policisë thuhet se është arrestuar vozitësi pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre këmbësorë.

Njëri nga të lënduarit është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.