Ilustrim

Pejë, gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur në shtëpinë e tij në Pejë pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.

Rastin në Policinë e Kosovës e kishte raportuar vëllai i viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.