Pejë, gjendet një person i vdekur

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një ndërtesë në qytetin e Pejës.

Policia është informuar sot rreth orës 14:30 nga nipi i të ndjerit se xhaxhai i tij ka tri ditë qe nuk ka dalë nga banesa.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësite relevante, ku trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi.

“Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.