Foto: Ilustrim

Pejë, gjendet i vdekur një person

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në Pejë dje rreth orës 9:40.

Siç njofton Policia, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes, vazhdon të hetohet.