Pejë, Gjendet i vdekur një person afër lumit në fshatin Lutogllavë

Një person është gjetur i vdekur afër lumit në fshatin Lutogllave të komunës së Pejës.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:20 dhe se njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin  Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.

Tutje, Rugova ka thënë se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.