Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Pejë, gjenden të vdekur një burrë dhe një grua

Një person i gjinisë femërore dhe një tjetër i gjinisë mashkullore janë gjetur pa shenja jete në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.