Peja

Pejë, gjen dy granata në tavanin e shtëpisë

Një qytetar nga Peja ka raportuar në Polici se derisa po e pastronte tavanin e shtëpisë ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku njësiti për deminim i Policisë ka tërhequr dy granata dore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Onufri” në Pejë, dje rreth orës 7:50.

Rasti po trajtohet si gjetje e mjetit shpërthyes.