Pejë, gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, një në respirator

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 32 pacientë me COVID-19, prej tyre 19 janë me oksigjeno – terapi, gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë ndërsa një pacient është në respirator.

Në njoftimin e Spitalit tutje thuhet se pesë pacientë janë shëruar brenda 24 orëve nga infeksionit me coronavirusin.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i pacientëve që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë që është në rënie”, thuhet në njoftim.

Nga rezultatet për coronavirus të publikuara nga IKShPK bëhet e ditur se dje në qytetin e  Pejës janë regjistruar edhe tre raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2.

Kryeqyteti mbetet ende komuna me më së shumti raste me COVID-19.

Në nivel vendi deri më tani janë regjistruar 14 mijë e 692 raste të infektimit me COVID-19, 11 mijë e 585 prej tyre janë shëruar si dhe 600 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus.