Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Pejë - e mitura lind një fëmijë

Një vajzë e mitur ka lindur një fëmijë mbrëmë në Spitalin e Pejës, njofton Policia e Kosovës. E mitura, njofton Policia, ishte në një marrëdhënie jashtëmartesore, ndonëse pas intervistimit nga Policia, ajo ka deklaruar se para një viti ishte martuar me një burrë.

Në raportin policor, nuk saktësohet mosha e saj, ndërsa burri i dyshuar pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.