Arkiv

Pejë, dy të arrestuar për shitje të mishit të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, në qytetin e Pejës, për shitje të mishit të dyshimtë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të inspektorëve të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës në një objekt të improvizuar në rrugën ‘Fatmir Uka’ në Pejë,  është vërtetuar se personi kishte therë tre krerë gjedhe, në të cilin vend kishin qenë edhe dy krerë të gjalla. Gjedhet e therura dhe të gjallë janë sekuestruar, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në po të njëjtin rrugw, ku një tjetër person është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të inspektorëve, në thertore është vërtetuar se kishin qenë në proces të therjes 7 krerë gjedhe, objekt i cili nuk i plotësonte kushtet për therje të kafshëve. Gjithashtu, në dy kontejner të thertores janë gjetur 620 kg mish të cilët kanë mbetur që me datën 21 dhjetor të asgjësohen nga kompania përzgjedhëse nën mbikëqyrjen e njësive relevante të policsë dhe AUVK-it.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Auditori ngritë dyshime për cilësinë e mishit që konsumojmë

.