Pejë, dy raste të monedhave të falsifikuara

Dy raste të monedhave të falsifikuara janë raportuar dje në Pejë.

Në rastin e parë, që ka ndodhur rreth orës 14:20, ankuesi ka raportuar se një i dyshuar kishte hyrë në lokalin e tij – këmbimore dhe një shumë prej 2,500 dollarë në kartëmonedha të vlerës prej 50 dollarësh i kishte këmbyer në euro  në vlerë prej 2,037 euro.

Viktima ka deklaruar se paratë i kishte verifikuar në aparatin-detektorin por nuk kanë rezultuar fals.

Mirëpo më vonë ka vërejtur se kartëmonedhat ishin të falsifikuara.

Rasti tjetër ka ndodhur 25 minuta më vonë. Ankuesi ka raportuar se një i dyshuar kishte hyrë në lokalin e tij – këmbimore dhe një shumë prej 2,500 dollarë në kartëmonedha të vlerës prej 50 dollarësh i kishte këmbyer në euro  në vlerë prej 2,050 euro.

Viktima ka deklaruar se paratë i kishte verifikuar në aparatin-detektorin por nuk kanë rezultuar fals.

Mirëpo më vonë i ka vërejtur se kartëmonedhat ishin të falsifikuara.

Të dy rastet po hetohen.