Pejë, dy punëtorë të KEDS-it kanosen me sëpatë gjatë punës

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka kanosur me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it, të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në Pejë më 6 shkurt. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.