Pejë, dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 16 pacientë të cilët janë të infektuar me coronavirus.

Nga raporti ditor i Spitalit bëhet e ditur se dy pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infeksionit me COVID-19, nëntë të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Pandemia e coronavirusit ka prekur edhe mantelbardhët.

Nga njoftimi i Spitali bëhet e ditur se një mjek, dy infermierë dhe një punëtor i shërbimeve teknike rezultojnë të infektuar me SARS-CoV-2.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore”, thuhet tutje në njoftim.

Dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në komunën e Pejsë janë shënuar edhe katër raste të reja të infektimit me coronavirus.

Aktulisht në nivel vendi janë 15 mijë e 63 persona të prekur nga COVID-19, prej tyre 12 mijë e 570 janë shëruar dhe 613 të tjerë kanë vdekur.