Ilustim

Pejë - Dy fëmijë gjejnë në pyll një mjet shpërthyes, e vendosin afër shtëpisë

Në fshatin Jabllanicë të Madhe të Pejës dy fëmijë 6 dhe 8 vjeç gjatë shëtitjes në pyll kishin hasur në një mjet shpërthyes të cilin e kishin marr me vete dhe vendosë afër shtëpisë së tyre.

Kështu ka raportuar në polici gjyshi i fëmijëve.

Policia thotë se pas kësaj, njësiti policor ka bërë sigurimin e atij mjeti, derisa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurtë,  pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e mjetit.

Rasti ka ndodhur në rreth orës 17:00.