Pejë, djali ofendon familjarët dhe sulmon fizikisht babain

Në komunën e Pejës një person është dërguar në mbajtje, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar i ka ofenduar familjarët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka filluar t’i ofendojë familjaret e tij e më pas e ka sulmuar viktimën, babain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.