Foto: Ilustrim

Pejë, dënohet mësuesi i akuzuar se sulmoi seksualisht nxënëset

Gjykata e Pejës e ka shpallur  fajtor mësimdhënësin me iniciale B.V, i cili po akuzohet për sulm seksual ndaj dy nxënësve të mitura.

Të akuzuarit B.V. gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim prej 3 vitesh.

Po ashtu,  i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit për 5 vjet i cili dënim do të fillojë pasi i njëjti ta vuajë dënimin me burgim.

Gjykata ka gjetur se B.V. nga muaji shtator e deri më 14 nëntor 2018 duke qenë mësimdhënës, i ka prekur me qëllim seksual nxënëset  në mënyrë të vazhdueshme duke shfryëzuar moshën e tyre të ndjeshme.

Gjykata thotë se mësimdhënsi fillimisht ka ngacmuar nxënëset me fjalë joshëse si ‘je e bukur’ ‘ pse i ke kap floket në këtë mënyrë’ e më pas i ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

Po ashtu, Gjykata njoftoi se të akuzuarit B.V. i është ndërprerë edhe arresti shtëpiak derisa vendimi mbi dënimin të marrë formën e prerë.

Mbi këtë vendim të gjykatës, i dënuari B.V. ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.