Gjykata Themelore e Pejës - Foto: KALLXO.com

Pejë - Dënohet me 3000 euro gjobë për sulmin pas zënkës në parking

Princ Dobroshi është dënuar sot nga Gjykata e Pejës për vepër penale të sulmit.

Dobroshi akuzohet se në vitin 2019 e ka sulmuar të dëmtuarin Valon Sadiku pas një zenkë të një parkingu në qytetin e Pejës.

Ai për këtë vepër penale është dënuar me 3000 mijë euro gjobë.

Dobroshit dënimi prej 6 muaj burgim me pëlqimin e tij i është zëvendësuar në 3000 mijë euro gjobë.

Dobroshi paraprakisht e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.