Pejë, burri rrahë gruan e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.

Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 3 dhjetor, rreth orës 18:30.