Foto: Ilustrim

Pejë, burri rrah gruan

Një burrë nga Peja është arrestuar pasi ka rrahur gruan e tij.

Sipas raportit të policisë, gruaja ka pësuar lëndime trupore.

Gruas pas lëndimeve të marra I është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.