Personi iArrestuar Ilustrim

Pejë, burri dyshohet se goditi gruan me mikser në fytyrë dhe ia preu flokët me thikë

Prokuroria po kërkon paraburgim ndaj një burri pasi po dyshohet që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ersan Qavolli.

Sipas dosjes së prokurorisë i dyshuari së fundmi ka goditur me mjet-mikser të rëndë në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari me të dëmtuarën janë në bashkësi martesore prej 14 vite.

I njëjti dyshohet t’i ketë prerë me thikë flokët bashkëshortes me qëllim të ushtrimit të dhunë psikologjike.

Pas kërkesës së prokurorisë për paraburgim, pritet vendimi i gjykatës për të arrestuarin.

 

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.