Pejë, babai rrah dy vajzat

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij, njëra e mitur.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:00.

Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.