Pejë, arrestohet pronari i një mishtore

Prokuroria e Pejës ka arrestuar pronarin e një mishtore në Pejë, për shkak të shitjes së mishit që nuk i plotëson kushtet për konsum.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

Sipas prokurores, i njëjti është i njohur për organet e rendit për këtë vepër penale.

“Është ndaluar për veprën penale – vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor prej 41 kilogramëve, duke i dërguar të njëjtat në shitje të subjektet juridike-markete”, tha Vuçetaj.

KALLXO.com ka raportuar për aksionet e Prokurorisë së Pejës që kanë rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e një sasie të madhe të mishit, pas bastisjes të disa lokaleve.

Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

www.kallxo.com