
Foto: Ilustrim
Pejë, arrestohet prindi i cili dyshohet se kanosi drejtorin e shkollës pas suspendimit të dy nxënësve
22.3.2023 - 10:06
Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur drejtorin e shkollës në fshatin Kryshec të Pejës.
Sipas Policisë, i njëjti e ka kanosur drejtorin, pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxënës tё shkollës janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur drejtorin e shkollës”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:10.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.