Pejë: Arrestohet personi që gjuajti me armë në ahengun familjar

Gjatë ditës së djeshme më 13 mars, në Komunën e Pejës, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar i cili gjatë një ahengu familjar ka gjuajtur me armë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 17 gëzhoja të pistoletës.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 17 gëzhoja të pistoletës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.