Foto: Ilustrim

Pejë – Arrestohet pasi nuk iu bind policisë

 

Një i dyshuar është arrestuar në rrugën “Eliot Engel“ në Pejë, pasi i njëjti nuk iu është bindur urdhërave të Policisë.

Sipas policisë i njëjti në momenti kur ishte ndalë nga njësiti policor për shkak se nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë mbi kufizimin e lëvizjes së lirë për shkak të pandemisë kishte shfaqur agresivitet dhe nuk kishte përfillë urdhërat e zyrtarëve policor.

Rasti kishte ndodhur me 12 maj rreth orës 22:50. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.