Ilustrim

Pejë - Arrestohet pasi gjuan me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën ‘Konstandtini i Madh’ në Pejë është arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri, armëmbajtje dhe posedim të drogës.

Sipas njoftimit, fillimisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka takuar ankuesin i cili ka raportuar se një plumb ka goditur murin e shtëpisë së tij.

Në lidhje me ngjarjen, është arrestuar fillimisht një person i dyshuar, ku pastaj me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij, dhe i është gjetur një sasi e vogël e drogës dhe një armë ‘Zoraki’ 6 mm, një predhë dhe një fishek.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:40.