
Pejë, arrestohet pasi demoloi shtëpinë dhe ushtroi dhunë ndaj nënës
16.1.2022 - 10:25
Një person në Pejë dje është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij dhe kishte demoluar gjësende në shtëpi.
Policia ka shtuar se i dyshuari ka qenë shumë agresiv dhe dyshohet se ka probleme mendore.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar te psikologu dhe me sugjerimin e tij, i dyshuari është dërguar për ekzaminim më te detajuar për QKUK.
Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur në ora 14:00.