Foto: Ilustrim

Pejë - Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

Një serb në Pejë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë nga njësiti policor pas një pune hetimore, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës në vitin 1999 në Pejë.

I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 15:00.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.