
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Pejë, arrestohet një person për vjedhjen e një arme me leje
01.2.2023 - 10:55
Më 31 janar, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se i ka vjedhur armën me leje një personi tjetër.
Rasti ka ndodhur një ditë më herët, më datë 30 rreth orës 23:40, njoftoi Policia.
I dyshuari është intervistuar dhe ka dorëzuar armën e vjedhur, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.