Foto: KALLXO.com, Policia e Kosovës afër Gjykatës në Pejë

Pejë, arrestohet një person për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.