Pejë, arrestohet një person nën dyshimin se rrahu një grua

Një person në Pejë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, kishte rrahur një grua.

Policia njofton se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

Sipas raportit policor, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.