Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet një i mitur për grabitje

Një person nga Peja është arrestuar nga Policia e Kosovës për veprën penale grabitje.

“Më datë 20. 02 2021 pas një pune intensive është arrestuar një persona i dyshuar (i mitur) për veprën penale grabitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I mituri është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit i njëjti është liruar për shkak të moshës së tij.

Policia është në kërkim edhe të të dyshuarit të dytë.