Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Pejë - Arrestohet një i dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar

Një person ka raportuar në Policinë e Pejës se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 04.02.2025, rreth orës 21:10. Policia njofton se kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar nga Policia dhe i njëjti gjatë arrestimit ka tentuar të ikë, mirëpo nuk ka arritur. I njëjti pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 05.02.2025.

Rasti është trajtuar si: “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.