Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Pejë - Arrestohet i kërkuari për vjedhje grabitqare

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person për vjedhje grabitqare, i cili ishte në kërkim me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 11:00, policia ka arritur të arrestoj të kërkuarin V. K., 34 vjeçar.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, i njëjti pas arrestimit ёshtё dërguar nё ndalim Policor për t`u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.