Pejë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e S. G. më 5 shtator

Një person me inicialet A. B., është arrestuar me urdhër të prokurorisë, nën dyshimin se ka kryer vepër penale të vrasjes.

I arrestuari dyshohet për një vrasje e cila kishte ndodhur në muajin shtator në Pejë, ku kishte mbetur i vdekur nga mjeti i mprehtë viktima S. G.

Lajmim për KALLXO e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Valbona Disha- Haxhosaj.

Rasti është duke u hetuar.