Pamje nga Peja | Foto: KALLXO.com

Pejë, arrestohet i dyshuari për vjedhje të tri veturave

V.L., 34-vjeçar, është arrestuar dje në mëngjes si i dyshuar për vjedhjen e një veture.

Vetura e vjedhur dy ditë më parë ishte e tipit “Skoda Fabia”. Ajo ishte e parkuar në rr. “Mbretëresha Teutë” në Pejë dhe në pronësi të një biznesi.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.

Ky person ka qenë i dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera të veturave me datën 9 në Pejë dhe 15 dhjetor në Klinë, por që në të dy rastet Policia ua ka kthyer pronarëve legjitimë.

Rasti është proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Pejës.