Pejë, arrestohet i dyshuari për rrahjen e të mitures

Një 29 vjeçar me inicialet L. D është arrestuar nga policia e rajonit të Pejës mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë i dyshuari në disa video të cilat kishte siguruar policia vërehej derisa kishte goditur në mënyrë brutale një të mitur të komunitetit ashkali.

Policia e Kosovës, pas shikimit të video-incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit.

Rasti sipas policisë kishte ndodhur disa ditë më parë në Gurrakoc të Komunës së Istogut.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin:  L.D. lindur me 1990  m/k/sh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga ana e hetueseve policorë, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile. Zyrtarët policorë janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë”, thuhet tutje në njoftim.