Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për ngacmimin e një gruaje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti edhe në prezencë të Policisë i ka bërë presion dhe ka ngacmuar një grua.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Sipas raportit policor, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendimi të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.