Arkiv - Armë e konfiskuar nga Policia e Rajonit të Pejës, Foto: Policia e Kosovës

Pejë, arrestohet i dyshuari me pistoletë dhe pushkë gjuetie

Një burrë nga Peja është arrestuar nga policia nën dyshimin e përdorimit të armës së zjarrit.

I njëjti është gjetur nga policia i shtrirë në tokë dhe me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja, ndërsa pas kontrollimit në shtëpinë e tij është sekuestruar edhe një pushkë gjuetie.

Ky rast është duke u trajtuar në procedurë të rregullt nga Prokuroria.