Ilustrim

Pejë - Arrestohet i dyshuari me katër qese kokainë e marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në raportin ditor policia ka treguar se gjatë kontrollit të të dyshuarit i janë gjetur një kuti e plastikës në të cilën kishte pasur substancë narkotike të llojit marihuanë, katër qese të najlonit të mbështjella me substanca të llojit kokainë dhe një grinder për bluarjen e marihuanës.

Policia ka thënë se nuk është bërë e ditur pesha e saktë e substancave narkotike pasi nuk është bërë matja e tyre.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.