Foto: KALLXO.com

Pejë, arrestohet 24-vjeçari, u kap me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë ditës së djeshme është pranuar një informatë se në një lokal në fshatin Kotradiq të Pejës, ndodhen disa persona të dyshuar.

Me të pranuar informacionin, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bastisur lokalin ku dyshohej se ndodheshin personat e dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes, tek i dyshuari A.K.,  24 vjeçar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit “TT” cal. 9mm, një  karikator i të njëjtës armë, dhe shtatë fishekë.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe pas intervistimit  nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhë është dërguar nëmbajtje.