Ilustrim

Pejë, arrestohen tre persona për sulm, kanosje dhe lëndim trupor

Tre persona janë arrestuar mesditën e së mërkures nga Policia e Kosovës në Pejë nën dyshimin për sulm, kanosje dhe lëndim trupor.

Policia ka bërë të ditur se në bazë të shikimit të kamerave në vendin e ngjarjes, shihet njëri nga të dyshuarit duke e kanosur me thikë një person tjetër, pastaj e sulmon edhe një person të dytë, të cilin e grushton, e më pastaj pason një rrahje në të cilën përfshihet edhe një person i tretë.

“Policia nё vendngjarje arreston tё dyshuarin 2 dhe 3, dhe shoqëron viktimën e këtij rasti, ndërsa i dyshuari i parё ka ikur nga vendi i ngjarjes.I dyshuari i dytё pёr shkak tё lëndimeve ka pranuar tretman mjekёsor” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërsa pas hetimeve të stacionit policor në Pejë, rreth orës 12:00 është arrestuar edhe i dyshuari i parë.

Të tre, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.