Pejë, arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen pesë armë zjarri dhe një thikë - FOTO

Policia e Kosovës në Pejë gjatë vikendit ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprat penale “Mbajtje në shfrytëzim, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Nga personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, pesë nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48-orë, ka njoftuar PK.

Policia ka njoftuar së në vikend gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar pesë armë zjarri, karikator dhe dhjetëra fishekë, po ashtu një  armë e ftohtë (thikë).

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

-Një arme AK 47.

-Një karikator i së njëjtës armë

-Pesë copë fishekë të cal: 7.62mm

-Një armë ( pistoletë) e tipit “crvena zastava”

-Një karikator i armës i së njëjtës armë

-Tetë fishek të armës së njëjtë.

-Një armë ( pistoletë)e tipit “Retay” cal 9mm

-Katër fishekë të armës së njejtë.

-Një armë ( pistoletë) “ Zoraki M 906”

-Një karikator i armës i së njëjtës armë

-Pesë fishekë të armës së njëjtë.

-Një pushkë gjuetie “ CIFSAN ESP 555” cal 12 mm

-Një fishek 9mm

-Një brisk 8 cm